Ambasadori i Shqipërisë në Beograd takon kryetarin e APN-së Shqiprim Arifin

0
224

Në selinë e Alternativës për Ndryshim, sot mirëpritëm mikun tonë, ambasadorin e Shqipërisë 🇦🇱 z. Ilir Boçka.

Takim konsultativ dhe vlerësim më konciz mbi punën e spektrit politik në lidhje me mundësinë e unifikimit për Zgjedhjet Parlamentare, me theks të veçantë rikonfirmimin e Marrëveshjes së Tiranës së vitit 2020.

Vizita e z.Boçka tregon se Marrëveshja e Tiranës vazhdon të jetë prezente ashtu siç jemi pajtuar të gjithë dhe se angazhimi i Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm për Luginën nuk mungon.