Salihi përfaqëson komunën e Bujanocit në Konferencën e Përhershme të Qyteteve dhe Komunave

0
237

Në hapësirat e Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave në Beograd, është mbajtur seanca e parë konstituive e kryesisë së Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave (SKGO), në të cilën komunën e Bujanocit e përfaqësoi shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit z. Sali Saihi.

Në këtë seancë u nënshkrua Plani Aksional vjetor me Ambasadën e Francës në Beograd, si dhe Marrëveshja e bashkëpunimit me Entin Republikan Statistikor.

Poashtu, janë përzgjedhur edhe anëtarët e këshillave të Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave.

Kujtojmë që, komuna e Bujanocit prej dhjetorit të vitit të kaluar për herë të parë është bërë pjesë e kryesisë së Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave.