Korona po zhduket ngadalë, shifrat edhe më tej në rënie, 4 nga Bujanoci, 2 nga Presheva

0
186

Krahasuar me periudhën para një muaji kur në rrethin e Pçinjës vlonin rastet e të infektuarve me virusin korona, aktualisht shifrat janë zvogëluar në mënyrë tejet të shpejtë.

Nga ana tjetër stafi mjekësorë në Shtabin qeveritarë të Krizave edhe më tej lëshon deklarata shqetësuese në këtë drejtim, duke apeluar për mundësi të rritjes së rasteve të të infektuarve.     

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 208 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 65 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 43 janë nga Vranja, 9 nga Vlladiqin Hani, nga 4 raste kanë shënuar Surdulica dhe Bujanoci, nga 2 raste Presheva dhe  Tërgovishta dhe 1 nga Boseligradi.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së dielë./LajmiAL/