Romët kanë filluar fushatën për parlamentaret, shqiptarët “PIKË E PESË”!

0
577

Përderi sa partitë politike shqiptarë në Luginë të Preshevës edhe më tej janë duke garuar se kush do ti prijë listës për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do mbahen më 3 prilli, komuniteti rom është 3 hapa përpara në këtë drejtim.

Romëet tashmë janë të përfaqësuar në lista të ndryshme njëra ndër to është edhe lista “MUFTIJIN AMANET – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) – Usame Zukorliç” e cila është çertifikuar nën numrin 8 në zgjedhjet e 3 prillit, ku romët e Bujanocit në këtë listë do ti përfaqësojë këshilltari nga KK Adem Salihi.

Nga përvoja e deritanishme, subjktet politike shqiptare në Luginë  vështirë se mund të dakordohen për listën e unifikuar, sikurse nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tash pa ndërhyrjen e Shqipërisë apo Kosovës.

Ndryshe nga hera e kaluar kur në MJD të Qeverisë Shqiptare kishim një ministër, Gent Cakaj i cili ishte jashtëzakonisht i interesuar për unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Luginë, e ndoshta për këtë edhe rrezikoi postin e tijë, tash nuk dihet se kush do të merr BAJRAKIN për ti bërë bashk, këta që janë bërë “PIKË E PESË”  

Përsa i përket 3 hapave të romëve para shqiptarëve ato janë:

  1. Bashkëveprimi
  2. Organizimi
  3. Përfaqësimi (radhitja në listat e dorëzuara)

Nga ana tjetër partitë politike shqiptarë nuk kanë tejkaluar as hapin e parë në këtë drejtim.

Sipas njoftimit të partisë SPP, listës “MUFTIJIN AMANET – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) – Usame Zukorliç”  

Për 60 orë, nekanë grumbulluar 8.500 nënshkrime, nga 5.000 të nevojshme dhe ujanë radhitur në mesin e 8 partive të para në Serbi./LajmiAL/