Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 354 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 100 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 55 janë nga Vranja, 14 nga Vlladiqin Hani, 10 nga Surdulica, 7 nga Bujanoci, 6 nga Presheva, 5 nga Tërgovishta dhe 3 nga Boseligradi.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së premte./LajmiAL/












