Për nderë të Ditës së Pavarësisë, KF Tërnoci ka zhvilluar një ndeshje miqësore me vendësit e KF Bashkimi (Koretin).
Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2:2 ndërsa përveç karakterit festiv e vëllazëror, ky duel i kontribuoi të dyja skuadrave në kuadër të fazave përgatitore për të nisur sa më mirë sezonin pranveror.
Meqë është ditë feste, KF Tërnoci i uron të gjithë futbollistëve, punëtorëve sportiv dhe mbarë popullit të Kosovës 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Gëzuar për shumë mote!, thuhet në njoftimin e KF TËRNOCIT












