Bujanoci dhe Presheva me nga 12 raste të reja me Covid-19

0
243

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 318 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 127 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 63 janë nga Vranja, 25 nga Vlladiqin Hani, nga 12 raste kanë Bujanoci dhe Presheva, 9 nga Surdulica, 4 nga Tërgovishta dhe 2 nga Boseligradi.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së mërkurë./LajmiAL/