Bujanoc: Në 24 orët e fundit 3 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

0
283

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 569 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1297 kontrolla prej tyre 1241 të rritur dhe 65 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 131 persona.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në ditën, 13.12.2020 ka qenë 49, prej tyre 49 të rritur, dhe asnjë fëmijë.

Me test Antigjen janë kontrolluar 9 analiza, prej tyre 3 person kanë rezultuar pozitiv ndërsa me PCR test 0 persona kanë rezultuar pozitin kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 3 raste të reja me Covid-19. Shtatzëna të infektuara nuk ka patur sikurse edhe punonjës shëndetësorë nuk ka patur me Covid-19 më datë 13.12.2020./LajmiAL/