SNS e Bujanocit mbledhin nënshkrime për listën zgjedhore, shqiptarët “HALA” kush i pari në listë!

0
329

Përderi sa subjektet politike shqiptare akoma nuk kanë qëndrim përfundimtare se si do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, përkrahësit e Presidentit Aleksandar Vuçiq në komunën e Bujanocit të martën, për vetëm 2 orë kanë arritur të grumbullojnë 140 nënshkrime në përkrahje të listës “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mundemi gjithçka”, kështu ka dekalruar për mediat lokale kryesuesi i bordit të SNS për Bujanocit Nenad Mitroviç.

Kryesuesi i bordit te SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviç, thotë se për vetëm 2 orë janë grumbulluar 140 nënshkrime, interesimi i qytetarëve për ta përkrahur listën “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mundemi gjithçka” është parë edhe përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale para objektit të parties.

Sipas Mitroviç mbrëmë ka përfunduar aksioni në mbështetje të listës parlamentare.

Nga ana tjetër subjektet politike shqiptarë në Luginë të Preshevës janë në garë se kush do ti prijë listës për zgjedhjet parlamentare, nëse do të garohet me një listë të vetme.

Deri më tash në këtë drejtim ka patur një takim në të cilin nuk kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike shqiptarë, ndërsa tjetri ëhstë thirrur për të shtunën, por që akoma nuk dihet nëse do të prezantojnë të gjitha subjektet politike shqiptarë./LajmiAL/