Rënie e numrit të infektuarve por edhe të testuarve, Bujanoci 18, Presheva 6 raste të reja me Covid-19

0
194

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 354 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 140 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 86 janë nga Vranja, 22 nga Vlladiqin Hani,  18 nga Bujanoci, 7 nga Surdulica, 6 nga Presheva, dhe 1 nga Boseligradi.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së martë./LajmiAL/