Saqipi: Kamberi punoi më shumë për interesa të boshnjakëve se sa të shqiptarëve, prandaj unë nuk e përkrahi për deputet

0
398

Nexhmedin Saqipi zëvendës kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë, themelues i BIPMB-së, përkrahës i PVD-së në zgjedhjet lokale, gjatë një postimi në rrjetin social ka kritikuar ish bashkëpunëtorin e tijë, kreun e PVD-së, deputetin Shaip Kamberin duke i thënë se “është hakmarrës ndaj bashkëpunëtorëve të vet”

Ja se si e ka përshkruar Saqipi ish bashkëpunëtorin e tijë Shaip Kamberin, deputetin aktual”

”Shaip Kamberi nuk ka nevojë për përkrahjen tonë. Ai dhe PVD si gjithmonë i kanë mbushur kutitë në fund të ditës”

Është bërë kohëve të fundit shumë nervoz dhe konfliktuoz, nuk po i pranon kritikat, po është hakmarrës ndaj bashkëpunëtorëve të vet, krejt miqtë e vet të Luginës i ka larguar përpos ata që lavdërojnë.

Nga PVD vetëm të grupit të vet i ka favorizuar me projekte dhe me pozita në pushtetin lokal, me nepotizëm ka dal jashtë kornizave të konceptit partiak të PVD. Ka punuar më shumë për interesa të boshnjakëve  se sa të shqiptarëve të Luginës. Prandaj unë nuk e përkrahi Shaip Kamberin për deputet, sepse e njoh më mirë se sa ata që sot, i shkojnë për përkrahje!” ka shkruar Saqipi.

Saqipi në profiling e tijë ka postuar edhe fotografi të hershme përkrah Kamberit si dhe foto kur ishte përkrahës i PVD-së në zgjedhjet lokale./LajmiAL/