Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 661 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 251 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 135 janë nga Vranja, 33 nga Bujanoci, 24 nga Surdulica, nga 20 raste të reja kanë Presheva dhe Vlladiqin Hani, 10 nga Boseligradi dhe 9 nga Tërgovishta.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së mërkurë./LajmiAL/












