Kryetari i KK të Bujanocit Enver Ramadani pritet në takim nga Presidentja e R. Kosovës Vjosa Osmani

0
193

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani me stafin e tijë sot është pritur në takim nga Presidentja e R. Kosovës Vjosa Osmani.
Sipas Ramadanit gjatë këtij takimi është biseduar për problemet që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin e R. Kosovës në këtë drejtim.

Postimi i kryetarit të KK Enver Ramadanit

Sot pata kënaqësinë të takoj Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu të cilën e Falënderova për kontributin e institucioneve të Kosovës dhënë Luginës së Preshevës. Gjithashtu kërkova që Lugina e Preshevës të jetë në agjendën e Republikës së Kosovës duke u angazhuar bashkarisht në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë.

Presidentja Osmani bëri të ditur angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ajo theksoi se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur problemin e Luginës , duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në l takim, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës.

Presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim e unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë, duke e konsideruar si mënyrën të vetme e cila siguron trajtimin e duhur të problemeve të shqiptarëve në Luginë. Gjithashtu rikonfirmoi qëndrimin e saj dhe të gjitha institucioneve të vendit për përkrahje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Luginë.