Përdorimi afatgjatë i “Paracetamol” shkakton presionit të gjakut, rrezik për sulmet në zemër dhe goditjet në tru

0
327

Marrja e rregullt e “Paracetamolit” mund të rrisë ndjeshëm presionin e gjakut, i cili është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për rrezikun e zemrës dhe trurit, ka treguar një studim i ri.

Deri vonë besohej se paracetamoli, i cili shpesh u përshkruhet pacientëve me dhimbje kronike, ishte një ilaç krejtësisht i sigurt për t’u përdorur, transmeton “Guardian”.

Megjithatë, përdorimi afatgjatë i këtij ilaçi është paraqitur si një “rrezik i zbuluar rishtazi”, bëjnë të ditur studiuesit nga Universiteti i Edinburgut.

Studimi i parë i këtij lloji tregoi se vetëm dy javë marrje e rregullt e paracetamolit shkakton një rritje klinikisht të rëndësishme të presionit të gjakut, gjë që rrit më tej rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru me rreth 20 për qind.

Prandaj, studiuesit këshillojnë që pacientëve që duhet të pinë paracetamol kundër dhimbjes, t’u jepet doza më e ulët efektive në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme.

“Ky studim tregon qartë se paracetamoli, ilaçi më i përdorur në botë, ka një efekt në rritjen e presionit të gjakut, i cili është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Mjekët dhe pacientët duhet të marrin parasysh rreziqet së bashku në lidhje me përdorimin afatgjatë të paracetamolit, veçanërisht në pacientët në rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare”, ka thënë profesor James Deere, kryetarë i farmakologjisë klinike.

Nga ana tjetër, hulumtimi ka këmbëngulur se marrja e paracetamolit herë pas here për të trajtuar dhimbje koke ose ethe është plotësisht e sigurt.

“Nuk ka të bëjë me përdorimin afatshkurtër të paracetamolit për dhimbje koke ose ethe, gjë që është e mirë, sigurisht, por tregon një rrezik të ri për njerëzit që e marrin rregullisht për një periudhë të gjatë kohore, kryesisht për dhimbje kronike”, tha. studiuesi kryesor Dr Ian McIntyre./LajmiAL/