Shkresa e vetme zyrtare nga Lugina e kryetarit Nagip Arifit për zbutjen e masave drejtuar Kryeministrit Kurti e bëri punën e vetë

0
887

I vetmi zyrtarë nga Lugina e Preshevës i cili përms shkresës zyrtare iu kishte drejtuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për zbutjen e masave anti-kovid, me qëllim që qytetarët e Luginës së Preshevës të lëvizin më lirshëm, ishte kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Arifi një gjë të tillë e ripërsëriti edhe gjatë takimit me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës Liburn Aliun në komunën e Bujanocit, ku kishte kërkuar që të rishikohet vendimi për masat anti-kovidt i cili parasheh që çdo përson që hynë në teritorin e R.Kosovës duhet të jetë i vaksinuar me tri doza, ose dy por me një test PCR negative jo më të vjetër se 48 orë.

Këto masa përveç që kishin vështirësuar dukshëm lëvizjen e qytetarëve, në veçanti kishin vështirësuar edhe lëvizjen e studentëve të luginës në drejtim të Kosovës, shqetësim ky që kryetari Arifi e kishte potencuar jo vetëm në shkresë por edhe në takime dhe deklarata.

Njoftimi i fundit që sot kanë lëshuar organet gjegjëse nga Qeveria e Kosovës, për vendimin i cili sipas gjitha gjasave pritet të merret të premtën dhe të hyjë në fuqi që nga dita e shtunë, ka të bëjë me lehtësimin e masave, gjegjësisht nga dita e shtunë drejt Kosovës mund të udhëtohet edhe më dy doza të vaksinës, gjegjësisht me një, por të shoqëruar me testin PCR negative.

Shkresa zyrtare e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit duket se nuk ka hasur në vesh të shurdhër, ajo është shqyrtuar seriozisht dhe rezultatet duket se nuk do të mungojnë./LajmiAL/