Covid-19: 84 raste të reja nga Bujanoci, 31 Presheva

0
153

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 916 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 489 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 263 janë nga Vranja, 84 nga Bujanoci, 48 nga Surdulica, 33 nga Vlladiqin Hani, 31 nga Presheva, 18 nga Boseligradi dhe 12 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së martë.