Rënie e lehtë e të infektuarve, Bujanoci 43, Presheva 12 të infektuar me Covid-19

0
220

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 690 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 423 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 275 janë nga Vranja, 43 nga Bujanoci, 37 nga Surdulica, 33 nga Vlladiqin Hani, 19 nga Boseligradi, 12 nga Presheva dhe 4 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së dielë.