Presheva me pagë mesatare më të ulët në Serbi, Bujanoci pak më mirë

0
259

Sipas Institutit Republikan për Statistika IRS, Presheva në nëntor të vitit të kaluar e ka patur pagën mesatare më të ulët në Serbi.

Sipas këtyre të dhënave, në Preshevë në muajin nëntor paga mesatare ka qenë 46.954 dinarë.

Krahasuar me Preshevën, Bujanoci radhitet pak më mirë, përsa i përket pagës mesatare në Serbi, ku ka një mesatare prej 48.342 dinarë.

Në rrethin e Pçinjës, Vranja ka mesataren më të lartë, me 55.719 dinarë. Pagat mesatare në Serbi më të larta i kanë komunat e Beogradit, kurse Vraçari radhitet i pari me mesatare pjre 116.925 dinarë, gati trefishi i mesatares në komunën e Bujanocit.