Për dy ditë Bujanoci 128 raste të reja me Covid-19, ndërsa 50 Presheva. Mbi 50% e personelit shëndetësorë të infektuar

0
325

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 822 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 482 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 285 janë nga Vranja, 70 nga Bujanoci, 45 nga Surdulica, 30 nga Vlladiqin Hani, 26 nga Presheva, 17 nga Tërgovishta dhe 9 raste nga Boseligradi.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së shtunë.

Sa i përket të dhënave nga dita e premte:

Testuar: 887

Infektuar me Covid-19: 513

Nga ky numër: 301 janë nga Vranja, 58 nga Bujanoci, 52 nga Surdulica, 40 nga Vlladiqin Hani, 26 nga Tërgovishta, 24 nga Presheva dhe 12 raste nga Boseligradi.

Gjendje jo e mirë nuk mbretëron edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, ku mëse 50% e personelit shëndetësorë janë të infektuar ne Covid-19.

Kjo gjendje ka bërë që edhe në punktin e imunizit në Bujanoc të ketë vështirësi funksionimi për shkak të mungesës së mjekëve dhe motrave medicinal./LajmiAL/