Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 780 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 396 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 232 janë nga Vranja, 46 nga Surdulica, 31 nga Bujanoci, 28 nga Vlladiqin Hani, 22 nga Tërgovishta, 19 nga Boseligradi dhe 18 nga Presheva.
Edhe më tej shifrat e të infekturave në baza ditore janë në rritje pavarësisht numrit të madh të testuarve, Bujanoci dhe Presheva mbesin me numra dyshifrorë.












