. PARAJSA N’TOKË është poezia e Suada Asani e cila është vlerësuar nga Jehona Poetike, Ëndërra e Barazisë – Shqipëri.
Mes shumë konkurentëve nga trojet, vargjet e poetes së re nga Bujanoci kushtuar nënës ishin ato që prekën ndjenjat e pjesmarrësve të këtij konkursi mbarë shqiptarë.

PARAJSA N’TOKË
Si është valle e mundur tan ajo dashni aq e madhe të na falet neve tan jetën…
Tan ajo dashni e paskajshme…
Ndonjëherë mendoj për detin, sa litra ujë duhet të ketë një det,sa shtohet në ditë?E sa bie ,apo nuk bie kurr?
Magjepset njeriu,po po magjepset
Tan ajo kaltërsi,at qetësin shpirtërore që ta jep…të duket sikur shpirti bën gjum,e ti dëgjon rrahjet e zemrës tënde është bukur apo jo?
Mendoj se është më bukur se fjala “bukur”.
- Tani ,nëse mendojm e dimë që deti ka një fund,por dashnia e Nanës athu a ka…?
Nana-vetëm emri i saj qetsim shpirti edhe shumë herë më shumë se deti…!
Të don që nga momenti që merr vesh për ty
-E paramendon vetēn një ditë me ty,
të merr në krah e i premton vetës që ajo do jetë aty gjithmonē për ty,një engjull mbrojtës që do e kesh në krah pavarsishtë gjithçkaje e çdokush…
Mundi i saj vazhdon vazhdon e vazhdon ditë e natë,pa pushim
Edhe ora ndalet një ditë,edhe buka hargjohet,edhe sheqeri,edhe nata edhe vet jeta ndalet ama Nana kurr…
Njeriu duke u rritur më shumë ia kupton më mirë rëndësinë gjërave.
Si mund të jetë aq e fortë,ndërkohë edhe aq durimshme,aq e ëmbël,e aq e mirë.
Kurr nuk kam arritur ta shfalos në letër saktësishtë atë ndjenjën, atë qetësin që e marr kur nana ma fërkon ballin me duar
A nuk janë duart njëlloj si të gjithve,gjakë e lëkurë e ngjitur,këto po,por edhe diçka magjike e fshehur mbrenda
Duar të mrekullive…
Ah nëna…♥️












