Mësimet e kombinuara, të cilat nga java e ardhshme do të mbahen për nxënësit e klasës së pestë deri në të tetën të shkollave fillore, si dhe nxënësit e shkollave të mesme në të gjitha shkollat në Serbi, organizohen në mënyrë që klasat me më shumë se 16 nxënës do të ndahen në dy grupe.
Njëri grup vjen në shkollë të hënën, të mërkurën dhe të premten, ndërsa grupi tjetër të njejtët dita i ndjek mësimet në distancë.
Grupi i dytë i ndjek mësimet të martën dhe të enjten, përderi sa grupi I parë mësimet i ndjek online ato ditë.
Javën e tjetër, nëse do të vendoset për të vazhduar me modelin e kombinuar, grupet do të ndjekin mësimin me metodën e njejtë, vetëm se me orarë të kundërt.
Ky rregull nuk zbatohet për klasat me më pak se 16 nxënës. Udhëzimet e ekspertëve për organizimin e orëve parashikojnë që këto klasa të mos ndahen në grupe, por të gjithë nxënësit të mbajnë mësimin në shkollë.
Kur bëhet fjalë për vlerësimin, testet me gojë dhe me shkrim mbahen kur nxënësit janë në shkollë.
Ekipi për shkolla vendosi që nga data 24 janar, nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën të shkollave fillore të ndjekin mësimin drejtpërdrejt, ndërsa nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë do të ndjekin procesin edukativoarsimorë sipas modelit të kombinuar dhe do të shkojnë në shkollë një ditë po një jo, të ndarë në dy grupe.
Edhe për nxënësit e shkollave të mesme mësimi do të zhvillohet sipas modelit të kombinuar.












