Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 771 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 333 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 197 janë nga Vranja, 47 nga Surdulica, 29 nga Vlladiqin Hani, 20 nga Bujanoci, 19 nga Presheva, 11 nga Boseligradi dhe 10 nga Tërgovishta.
Edhe më tej shifrat e të infekturave në baza ditore janë shqetësuese në rrethin e Pçinjës, ndërsa rritje shqetësuese ka edhe në komunën e Preshevës e cila ka qenë komuna me më pak të infektuar. /LajmiAL/












