Ndizen flakadanët, nis manifestimi “Ditët Përkujtimore të Jonuz Musliut”

0
321

Me ndezjen e flakadanëve në fshatin e lindjes në Konçul të Bujanocit sot ka filluar agjenda e manifestimit “Ditët Përkujtimore të Jonuz Musliut”

Në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliut, nën patronatin e kryetarit të komunës së Bujanocit, është organizuar manifestimi “Ditët Përkujtimore të Jonuz Musliut” për ta nderuar jetën dhe veprën e veprimtarit të çështjes kombëtare.

Në fillimin e manifestimi “Ditët Përkujtimore të Jonuz Musliut” i pranishëm ishte kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Aktivitetet do të ketë edhe në dy ditët e ardhshme sipas agjendjës:

19.01.2022 (e mërkurë)

Ora 10:00  Ecje në relacionin Dobrosin – Konçul

Ora 17:00  Turnir në shah (Shtëpia e Kulturës)

20.01.2022 (e enjte)

Ora 12:00  Homazhe te varri i Jonuz Musliut, manifestimi do të përmbyllet me Akademia Përkujtimore në Shtëpin e Kulturës në Bujones me fillim prej orës 13:00./LajmiAL/

Foto nga Jeta në Konçul