Referendum po mbahet edhe në komunën e Bujanocit, shqiptarët nuk po votojnë

0
268

Edhe në komunën e Bujanocit është duke u mbajtur Refrendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Në komunën e Bujanocit të drejtë vote kanë 43.150 qytetarë në 59 vendvotime.

Sipas KKZ-së të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, në prën 7:00h dhe se deri në orët e mesditës nuk ëhstë evidnetuar ndonjë parregullsi.

Sipas informative që ka siguaruar lajmiAl nga tereni dalja e qytetarëve në Referendum në përgjithësi është e vogël, ndërsa në vendbanimet shqiptarë ajo pothuajse është zero.

Në fshatrat Konçul, Dobrosin, Breznicë deri në orën 14 në kutitë e votimit nuk është hedhur asnjë votë.

Dalja e qytetarëve në Referendum për ndryshimin e Kushtetutës edhe në vendbanimet serbe të komunës së Bujanocit nuk është e madhe, krahasim me votimet tjera.