Korona nuk pushon edhe gjatë vikendit, të shtunën 10 raste me Covid-19

0
193

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 561 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 211 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 118 janë nga Vranja, 40 nga Surdulica, 26 nga Vlladiqin Hani, 10 raste të reja nga Bujanoci, 9 nga Tërgovishta, dhe nga 4 raste kanë Boseligradi dhe Presheva.
Edhe përkundër faktit se vikendeve shifrat e të infektuarve janë më të vogla për shkak të numrit të vogël të të testuarve, megjithatë në komunën e Bujanocit janë regjistruar 10 raste të reja të të infektuarve./LajmiAL/