Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 653 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 257 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 155 janë nga Vranja, 34 nga Surdulica, 27 nga Vlladiqin Hani, 22 raste të reja nga Bujanoci, 8 nga Boseligradi, 6 nga Presheva, 5 nga Tërgovishta.
Në 24 orët e fundit shifrat me Covid-19 në komunën e Bujanocit janë dufishuar nga 11 në 22 raste të reja të të infektuarve./LajmiAL/












