Rritje drastike e numrave me Covid-19 në rrethin e Pçinjës, Bujanoci nuk ka raste të reja

0
239

Shifrat e të infektuarve në rrethin e Pçinjës me virusin korona janë rritur dukshëm, për të mos thënë janë pesfishuar, në krahasim me periudhën e 2-3 javë para festave të fundvitit.

Pavarësisht masave në fuqi, rritja e shifrave është vënë re menjëherë pas festave.   

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 388 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 133 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 86 janë nga Vranja, 19 Surdulica, 9 nga Vlladiqin Hani, 5 nga Boseligradi, 3 nga Presheva dhe 1 nga Tërgovishta.