3 raste të reja me Covid-19 në Bujanoc dhe 1 në Preshevë

0
209

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 457 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 80 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 63 janë nga Vranja, 8 nga Vlladiqin Hani, 5 nga Surdulica, 3 nga Bujanoci dhe 1 nga Presheva. /LajmiAL/