Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 438 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 38 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 30 janë nga Vranja, 3 nga Vlladiqin Hani, nga 2 raste kanë Surdulica dhe Bujanoci dhe 1 nga Boseligradi.
Në komunat tjera të Rrethit të Pçinjës nuk ka patur raste të reja me virusin korona./LajmiAL/












