Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 419 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 25 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 20 janë nga Vranja, 4 nga Surdulica dhe 1 nga Vlladiqin Hani, komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me Covid-19rast.
Komuna e Bujanoci vazhdon të jetë në gjendje gadishmërie në luftën kundër COVID-19 duke mbajut gjendjen stabile, kjo dëshmohet edhe me numrin e rasteve të reja të të infektuarve, ku mëse 10 ditë nuk ka raste të reja./LajmiAL/












