Bujanoc: Covid-19 të premtën asnjë rast pozitiv

0
196

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 262 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 9 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 5 janë nga Vranja dhe nga 2 raste të reja kanë Vlladiqin Hani dhe Surdulica.

Komuna e Bujanocit këtë fundjave e ka përmbyllur me zero raste me Covid-19.

Nga ana tjetër numri i të vaksinuarve me dozën e tretë në komunën e edhe më tej mbetet më i vogël, aktualisht persona të vaksinuar me dozën e tretë në komunën e Bujanocit akoma nuk ka arritur në 4 mijë.