Bujanoc: Romët thonë se janë realizuar ëndrrat e tyre, falënderojnë të parin e komunës

0
392

Gjithandej në rrjetet sociale të komunitetit rom të komunës së Bujanocit, për herë të parë, pas shumë vitesh qarkullojnë lajmet pozitive se shum ëndrra të tyre tashmë janë bërë realitet.

Infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi janë fushat me të cilat krenohen romët.
Ky është njëri nga postimet e romëve të komunës së Bujanocit:

ËNDRRA ROME E BUJANOCIT
Kemi arritur në fund të asfaltimit edhe të një rruge ku jetojnë Romët.
Rruga Jaçima Gjoshiqa, hyrja tek berberi Turkiani, me këtë po realizohet buxheti i planifikuar për infrastrukturë prej 100% në pjesët e qytetit ku jetojnë Romët.
FALËNDERIM I MADH PËR KRYETARIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT DR. NAGIP ARIFIN, PËR IMPLEMENTIMIN E PROJEKTEVE TË PROPOZUARA NGA ANA E KËSHILLTARIT ADEM SALIHUT.
Në vitin 2021 në pjesët e qytetit ku jetojnë Romët në Bujanoc është punuar:
INFRASTRUKTURA
1) 7 rrugë janë asfaltuar
2) 2 rrugë është punuar rrjeti i kanalizimit
3) 2 rrugë janë mbushur
4) 5 rrugë është vendosur ndriçimi publik
NDËRMARRËSIT
13 persona kanë përfituar grante prej 2. 500 euro.
2 firma kanë përfituar nga 150.000 din
37 firma kanë marrë nga 20.000 din covid.
31 persona gjenden në shkollim për çertifikatë… kualifikim
SHËNDETËSI
Romëve iu janë ndarë
6 inhalatorë
20 aparate për matjen e tensionit
20 aparate për diabet.
ARSIMIM
Viti i 4-tërt shkollat e mesme i kanë marrë librat fotokopje.
E GJITH KJO, ORGANIZIMI ËSHTË IMPLEMENTUAR FALË KRYETARIT TË KOMUNËS SË BUJANOCIT NAGIP ARIFIT DHE KËSHILLTARIT ADEM SALIHUT. thuhet në njërin nga rrjetet sociale të komunitetit Romë./Lajmi-AL/