Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa përmes rrjetit social, edhe pse jo drejpërdrejt, pa përmendur simbolin e Serbisë, tërthorazi e ka dënuar djegien e simbolit srb në protestat e të hënës në Tiranë.
Mustafa ka thënë se akte të tilla janë të papranueshme, por pa theksuar me saktësi se bëhet fjalë për rastin kur protestuesit në Tiranë kanë djegur simbolin kombëtar të Serbisë.
Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së.
Aktet e tilla janë të pa pranueshme, pavarësisht frustrimit me situatën politike shtetërore a rajonale.
Një qasje të tillë, shqiptarët e Luginës së Preshevës po e përjetojnë në jetën e përditshme, që është për t’u gjykuar.
Madje jemi edhe komuniteti i vetëm në Ballkan që është i ndaluar me ligj përdorimi zyrtar i Flamurit Kombëtar, ka shkruar Mustafa.
Përse Mustafa nuk e ka theksuar me saktësi se për çfar akti bëhet fjalë?, këtë më së miri e vlerësojnë opinioni. /Lajmi-AL/












