Bujanoc: 34.146, doza të vaksinës, 15.125 me dy doza, 3.003 qytetarë me dozën e tretë

0
210

“Situata epidemiologjike është stabile në komunën e Bujanocit, në 10 ditët e fundit nuk kemi raste të reja të regjistruara me virusin korona, kështu që nga fillimi i pandemisë komuna e Bujanocit ka të regjistruar 2.590 persona të infektuar me Covid-19” kështu është shprehur drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviq, përsa i përket gjendejes së pandemisë.

Ajo gjithashtu ka potencuar që edhe kontrollat dukshëm janë zvogëluar në kovid ambulantën në Bujanoc, gjegjësisht deri në 60 kontrolla në ditë, duke përfshirë edhe mabulantën e fëmijëve.

Sipas drejtoreshës, rreth 30 teste antigjen kryhen në ditë, ndësa vaksinimi është duke u zhvilluar sikurse javëve të fundit, brenda një ditë ipen rreth 100 doza të vaksinës.

Pavlloviq thotë se, javën e kaluar ka patur një rënie të numrit të të vaksinuarve, ndërsa nga fillimi i vaksinimit deri më 19 dhjetorë në komunën e Bujanocit janë dhënë 34.146 doza të vaksinës, ndërsa komplet janë imunizuar 15.125 si dhe dozën e tretë e kanë marrë 3.003 qytetarë.

Sigurisht se qytetarët ditëve të fundit e kanë parë edhe një kontejner të vendosur në hyrje të kovid ambulantës në Shtëpinë e Shëndetit në Buajnoc.

Ky kontenjer është donacion nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion dhe Ministria e Shëndetësisë për Shtëpinë e Shëndetit.

Sipas Pavlloviq, Shtëpia e Shëndetit është duke u përballur me mungesë të hapsirës, për shkak se hapsira e konsiderueshme e Shtëpisë së Shëndetit është në zonën e kuqe të kovidit, ndërsa tashmë qytetarët në dispozicion e kanë edhe mjekun specialist të medicinës interne dhe se ka nevojë për hapsirën e tijë.

Nga ana tjetër edhe pediatria ka nevojë për hapsirën shtesë, kështu që ky kontejner i cili është i pasiur plotësisht me paisjet e nevojshme do të shërbejë si kovid ambulanta për fëmijë./LajmiAL/