Vizitën e Zëvendës Kryeminstres së R. Kosovës njëherit Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla të cilën e kishte paralajmëruar LajmiAL për sot, nuk do të realizohet për arsyeje të mos dhënies së lejes me kohë nga organet serbe.
LajmiAL nga burime të sigurta ka mësuar se Ministrja Gërvalla sipas agjendjës së paraparë në ora 9:00 është dashur të jetë në Konçul e shoqëruar nga Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd për të filluar agjendën e sajë në komunën e Bujanocit dhe më pas Preshevës.
Edhe përkundër faktit se kërkesën për lejen e kishte bërë sipas marrëveshjes së Brukselit, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmimin nga organet serbe e ka marrë 30 minuta para fillimit të agjendës së sajë, gjegjësisht në ora 8:30, gjë të cilën e ka refuzuar si shenjë mos serioziteti nga pala serbe.
LajmiAL gjithashtu ka mësuar se, në të njejtën kohë, kur Qeveria e Sërbisë i ka dhënë lejen Ministres Gërvalla për të hyrë në Serbi, në Merdare, për të hyrë në Kosovë ka qenë duke pritur shefi i delegacionit të bisedimeve të Serbisë Petar Petkoviç, të cilit iu është refuzuar hyrja në Kosovë.
Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd sot ka qëndruar në Bujnaoc ku është takuar me kryetarin e komunës së Buajnocit Nagip Arifin.
Edhe pse, pas takimit nuk ka patur prononcime për media nga Jashari dhe as nga Arifi, me vet faktin se, Jashari është dashur që ta shoqërojë Zëvendës Kryeminstren e R. Kosovës njëherit Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla gjatë agjendës së sajë në Bujanoc dhe Preshevë, tregon qëllimin e ardhjes së tijë në Bujanoc.
Të kujtojmë se më 28 nëntorë Qeveria e Sërbisë nuk lejoi katër ministra të Qeverisë së Kosovës të vizitojnë Luginën, sikurse edhe Kosova vetëm disa dit më pas nuk lejoi një zyrtarë serb të hyjë në Kosovë./LajmiAL/
Agjenda e cila ishte planifikuar të realizohet në Bujanoc dhe Preshevë:













