Gjendja e shkaktuar nga pandemia Covid-19 e cila ka prekur çdo pjesë të planetit, ka bërë që edhe famljet me kushte të vështira ekonomike në Luginë të presin deri vitin e ardhshëm për të patur një kulm të ri mbi kokë.
Premtimi i humanistit Halil Kastratit në Bujanoc për ndërtimin e 50 shtëpive do të shtyhet për vitin 2021, këtë e ka bërë të ditur Zv. Kryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu përmes një postimi në rrjetin social pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin
Postimi i plotë:
“Gjatë ditës së sotme në selinë e tij të re, e vizitova mikun tim, një nga shqiptarët më të dobishëm të kohës, z.Halil Kastratin.
Tema e veçantë e këtij takimi ishte projekti i madh, ndërtimi i 50 shtëpive në Luginë të Preshevës i paraparë që të realizohet në vitin 2020.
Për shkak të pandemisë, realizimi i këtij projekti të madh nuk qe i mundur të realizohet në vitin 2020, ky projekt do të realizohet në fillim të vitit 2021.
Këtë ma konfirmoi z.Halil Kastrati gjatë këtij takimi.
Uroj që 2021 të jetë vit i mbarë për të gjithë” ka shkruar Musliu./Lajmi-AL/












