Modeli i parë i mësimdhënies (mësim i rregullt) do të aplikohet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi nga e hëna më 6 dhjetor, gjegjësisht nxënësit do të vijojnë mësimin drejtpërdrejt, kështu ka vendosur Ekipi për monitorimin dhe koordinimin e aplikimit të masave parandaluese në shkolla, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës. dhe zhvillimit Teknologjik.
Sipas të dhënave nga mbikëqyrja, të marra nga sistemi elektronik “Shërbimi i Shëndetit Publik”, i cili është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik nga Instituti i Shëndetit Publik “Milan Jovanoviç Batut”, nga data 24 nëntor deri më 1 dhjetor 2021, numri i nxënësve të sëmurë të moshës shkollore nga 6 deri në 18 vjeç ka qenë 1.601 (0.21) për qind.
Në shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Republikës së Serbisë funksionojnë gjithsej 15 paralele (0,04%) që kanë 16 ose më pakë nxënës të cilat, për shkak të së paku tre rasteve të infektimit të nxënësve në klasë, kanë kaluar nga mësimi drejtpërdrejt, në mësim online në 10 ditët e fundit kalendarik.
Gjithsej 145 (0.36%) paralele që kanë 17 e më shumë nxënës të cilët, për shkak të të paktën dy rasteve të infektimit të nxënësve në klasë, kanë kaluar nga modeli i drejtpërdrejtë në atë të kombinuar në 10 ditët e fundit kalendarike dhe 16 (0.04%) grupe në të cilat nga modeli i kombinuar kanë kaluar në online, kanë ndodhur tre raste të infektimit të nxënësve në 10 ditët e fundit kalendarik.












