Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar sot urdhëresën financiare në shumë prej 640.000 dinarëve (5400€) e cila do ti bartet Qendrës për Punë Sociale për pagesën e ndihmës financiare për 114 familje me kushte të vështira financiare në komunën e Bujanocit.
Lajmin përmes rrjetit social e ka bërë të ditur vet kryetari Arifi i cili ka theksuar se,
“sot, me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale nënshkrova urdhëresën financiare për 114 familje në nevojë të komunës së Bujanocit prej 640.000 dinarëve (5400€)” ka shkruar Arifi./Lajmi-AL/












