Sensei Fazliu vjen nga SHBA për ti takuar ish studentët e tijë

0
226

Sensei me renome Botërore Bejar Fazliu me prejardhje nga komuna e Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht largësisë asnjëherë fizikisht dhe shpirtërisht, duket se nuk e ka harruar vendlindjen.

Gjatë qëndrimit të tijë në vendlindje sensei Fazliu ka qëndruar në KK Besa në Bujanoc, ka takuar disa nga ish studentët e tijë për të zhvilluar edhe një stërvitje, këtë e ka bërë të ditur KK BESA përpes një postimi në rrjetin social.

“Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore në ambientet e klubit të karatesë”Besa”në Bujanoc, sonte e kishim të ftuar sensein e rrespektuar z.Bejar Fazliu i cili këto ditë po qëndron në vendëlindje, dhe me këtë rast u takuam me disa prej ish studentëve të senseit dhe zhvilluam një stërvitje të përbashkët.

Ishte knaqësi dhe nder të jemi nikoqir i këtij takimi.
Faleminderit sensei Bejar Fazliu,faleminderit dhe shokëve e që disa prej tyre jetojnë dhe veprojnë jashtë vendlindjes që sonte na u bashkangjiten në këtë stërvitje të përbashkët.

Tradita vazhdon…..ossssssss” thuhet në njoftimin e KK BESA.

Vlenë të theksohet se sensei Bejar Fazliu është personi i cili për herë të parë ka hapur klubin e karates në komunën e Bujanocit shumë vite më parë./Lajmi-AL/