Rënie e numrave në rrethin e Pçinjës, Bujnaoci asnjë rast të ri

0
186

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 221 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 44 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 32 nga Vranja, 6 nga Surdulica, 3 nga Tërgovishta dhe 1 nga Boseligradi.

Shifrat e ditës së dielë flasin se ka rënie të dukshme të virusit korona, rënie e rasteve të të infektuarve nuk është vetëm të dielën gjatë gjithë javës së kaluar umrat kanë qenë në rënie.

Megjithatë masat kundër virusit korona edhe më tej janë në fuqi sidmos qëndrimi në objektet hoteliere pas orës 20 pa certifikatë të vaksinës është i ndaluar, ndërsa imunizimi vazhdon me një tempo më të madh në krahasim me fillimin e periudhës së vaksinimit./LajmiAL/