Ministra të kabinetit qeveritar të Kosovës, me 27 dhe 28 nëntor do t’i bëjnë vizit Luginës së Preshevës.
Delegacioni i Kosovës, i cili tashmë edhe ka siguruar lejen për të hyrë në Serbi, do të përbëhet nga ministrat Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Hajrulla Çeku dhe Jetish Jashari, nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd.
Kjo është agjendja e delegacionit qeveritarë të Kosovës në Luginë të Preshevës më 27 dhe 28 nëntor./LajmiAL/














