Në komunën e Bujanocit 2 raste me Covid-19

0
208

Për dallim nga të dhënat e ditës së djeshme të cilat kryesisht janë shifrat e një dite më parë, gjegjësisht nga dita e martë kur në rrethin e Pçinjës kishim 66 raste më infeksion ndërsa 5 në komunën e Buajnocit, të dhënat për ditën e mërkurë tregojnë se në kuadër të rrethit kemi një rast më shumë gjegjësisht 67 ndërsa në komunën e Bujanocit kemi tre raste më pak të të infektuarve, gjithsej 2 raste.  

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 374 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 67 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Nga ky numër, 43 janë nga Vranja, 9 nga Surdulica, 6 nga Vlladiçin Hani, 4 nga Boseligradi, 3 nga Tërgovishta dhe 2 nga Bujanoci.