Një takim miqësor me koordinatorin e ri të Programit të TIKA-s në Serbi z. Mehmet Mete ANAÇ, i cili zgjodhi Bujanocin për vizitën e tij të parë në krye të detyrës.
Me z. Anaç biseduam për bashkëpunimin e mirë që kemi me TIKA-n deri më tani, dhe shfrytëzova rastin që edhe një herë ta falemnderoj për realizimin e projekteve të ndryshme, sidomos për ndërtimin e shkollës fillore në Tërnoc dhe donacionin e kamionit për grumbullimin e mbeturinave.
Nga z. Anaç siguruam që mbështetja në projekte të ndryshme për komunitetin tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. /Lajmi-AL/












