DY KOOPERATIVA BUJQËSORE NGA BUJANOCI PËRFITOJNË GRANTE NGA MINISTRIA PËR KUJDESIN E FSHATIT

0
198

Në konkursin e Ministrisë për Kujdesin e Fshatit, me qëllim të përmirësimit të biznesit të kooperativave, i shpallur në bazë të një dekreti të qeverisë të datës 21 korrik 2021, vetëm dy kooperativa nga territori i rrethit të Pçinjës kanë fituar grante, të dyja nga komuna e Bujanocit.

Janë miratuar grante për Kooperativën Bujqësore Blegtorale “Bujanovçanka” nga Bujanoci në vlerë prej 7,493,300,00 dinarë dhe Kooperativës Bujqësore “Prohorovo” Klenik në vlerë prej 7,489,215,00 dinarë.

Ministria për kujdesin ndaj fshatrave sot ka marrë përsipër që nga buxheti i Republikës së Serbisë për vitin 2021 t’i paguajë Komunës së Bujanocit shumat e deklaruara në pajtim me Programin, me qëllim të realizimit të projekteve të kooperativave të përmendura, për të cilat janë ndarë grante.

Në emër të komunës së Bujanocit kontratën e ka nënshkruar znj. Fazila Azemoviq, thujet në njoftimin e komunës së Bujanocit. /Lajmi-AL/