Numri i të infektuarve në rrethin e Pçinjës në ulje, në komunën e Bujanocit 8 raste të reja

0
164

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 442 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 69 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 32 nga Vranja, 10 nga Surdulica, nga 8 raste kanë Bujanoci dhe Tërgovishta, nga 5 raste kanë Vlladiçin Hani dhe  Boseligradi dhe 1 nga Presheva.

Sipas mjekëve masat e reja kufizuese, sidomos ndalesa e hyrjes pas orës 20 në restorane dhe kafene pa vërtetim të vaksinës ka bërë që të shtohet numri i të vaksinuarve ndërsa të zvogëlohet i të infektuarve./LajmiAL/