Në bazë të Vendimit mbi të drejtat nga fusha e mbrojtjes sociale në territorin e komunës Bujanocit dhe Vendimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të datës 08.12.2020, Komisioni për ndarjen e mjeteve financiare personave me nevoja të veçanta përkatësisht familjeve të tyre shpallë konkurs mbi ndarjen e mjeteve financiare për personat me nevoja të veçanta në territorin e komunës së Bujanocit.
Mjetet financiare i ndahen personave me nevoja të veçanta të cilët kanë vendbanim në territorin e komunës Bujanocit.
Kandidatët që konkurojnë, krahas kërkesës dorëzojnë:
- Letërnjofitimin e lexuar ne formë elektronike, ose vërtetimin e vendqëndrimit të kandidatit,
- Aktvendimin e Komisionit për klasifikimin e fëmijëve dhe rinisë me aftësi të kufizuara apo Mendimin e Komisionit për vlerësimin e nevojave për ofrimin shtesë të edukimit, përkrahjes shëndetësore apo sociale fëmiut/nxënësit / KNR (komisioni ndërresorial),
- Aktvendimin mbi realizimin e të drejtës në kompenzimin material për kujdesin dhe ndihmë ndaj tjetrit,
- Llogaria rrjedhëse e kandidatit ( jo edhe llogaria rrjedhëse të ardhurave sociale) apo e prindit.
Mjetet e përcaktuara për këtë qëllim janë 800.000,00 dnarë, paguhen permes Drejtoratit për financa.
Konkursi zgjat prej 09. 12. 2020 deri me 15. 12. 2020. Aplikacionet duhet të dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviq, nr. 115, Drejtorati për veprimtari shoqërore, numrii i zyrës 301, nga ora 10 dëri në 14 me dokumentacion të plotë.
Kandidatët që paraqesin dokumentacion jo të plotë Komisioni nuk do të shqyrtojë kërkesat e tyre.
Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare nxirret brenda 5 ditëve nga mbarimi i afatit për dorëzimin e aplikimeve dhe shpallet në tabelën e shpalljeve të komunës së Bujanocit dhe në faqen e internetit të komunës: www.bujanovac.rs.












