Ministri Sinisha Mali ka bërë të ditur se sot fillon regjistrimi i qytetarëve për 20 euro ndihmë shtesë shtetërore, në portalin e Thesarit, në LINKUN , idp.trezor.gov.rs.
“Premtimin që e kemi dhënë para dy javëve për pagesën e 30 eurove e kemi përmbushur”, ka thënë Mali.
“Aplikimi për 20 euro të cilat do t’i paguajmë në dhjetor ka nisur sot në mesnatë”, ka bërë të ditur ai.
Mali ka bërë të ditur se pagesa e kësaj ndihme do të fillojë më 7 dhjetor për pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe personat që janë në vuajtje të dënimit, ndërsa më 8 dhe 9 dhjetor 20 euro do të marrin edhe qytetarët e tjerë.
Sipas tijë jo të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë për këtë ndihmë.
“Këtë aplikim e kemi hapur për ata që ndërkohë kanë mbushur moshën madhore, që kanë marrë nënshtetësinë, vendbanimin, që kanë ndërruar mendje se ende duan të marrin një pjesë të ndihmës nga shteti. Qysh në orën 3500 qytetarë kanë aplikuar për këtë ndihmë”, ka thënë ministri i Financave.
Sipas tijë, qytetarët të cilët në muajin maj kanë aplikuar për ndihmë financiare në shumën prej herë nga 30 euro, si dhe shfrytëzuesit e pensioneve, përfituesit e ndihmës sociale financiare dhe personat në Entin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, nuk duhet të aplikojnë për 20 euro ndihmë shtesë shtetërore, e cila do t’u paguhet automatikisht në dhjetor.












