Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 198 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 54 persona ose 25% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 26 nga Vranja, 11 nga Surdulica, 8 nga Boseligradi, nga 4 raste kanë Tërgovishta dhe Vlladiçin Hani dhe 1 nga Bujanoci.
Ndërkaq të shtunën ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 359 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 68 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 41 kanë qenë nga Vranja, 8 nga Surdulica, nga 6 raste kanë patur Bujanoci dhe Vlladiçin Hani, nga 3 Tërgovishta dhe Boseligradi dhe 1 Presheva.












