Partenri i koalicionit qeverisës akuzon pushtetin: Përvetësimet i keni pikë të dobë

0
319

Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Lluçan dhe Dobrosin, sidomos në këtë të fundit ka bërë që partneri i koalicionit qeverisës LPD, gjegjesisht kryetari i sajë Shqiprim Musliu që njëherit është edhe zëvendës kryetar i komunës të kritikoj pushtetin, në këtë rast PD-në.

Musliu përmes llogarisë së tij sociale ka thënë se projekti i asfaltimit të rrugës në Dobrosin është iniciativë e LPD-së të cilin e ka mbrojtur me këmbengulje.

Musliu gjithashtu ka shkruar se, “përvetësimet i keni pikë të dobë” sipas gjitha gjasave duke aluduar ne Partinë Demokratike.
Postimi i plotë i Shqiprim Musliut

“Fillimisht, urimet më të mira për nënën Mevlide, nënën heroike të dëshmorit të atdheut Daut Sulejmani nga Dobrosini, që më në fund një dëshirë e vogël u bë realitet, që për 20 vite rresht nuk ishin në gjendje t`ja shtronin një rrugicë të vogël, por tash pas sa kohësh e gjetën një kohë për të dal në foto krenarie për projektet të cilat krejt dikush tjetër i nisi e me këmbëngulje i mbrojti, e ajo është LPD-ja.

Të gjithë janë në dijeni se ky ishte projekti im i parë i këtij viti që e kam propozu per ta realizu, por përvetësimet i keni pikë të dobët, ska gjë, kryesorja për mua është mi mbaru.

Edhe Familja e Daut Sulejmanit përpos kësaj ka nevojë që për cdo vjet të mbështetet moralisht por edhe fizikisht me pjesëmarrje në përvjetoret e flijimit, një shenjë respekti për atë i cili dha gjithcka për këto ditë të mira” ka shkruar Musliu.

Nga ana tjetër vlen të theksohet se, po këto 20 vit për të cilat shkruan Musliu, LPD gjithnjë ka qenë në koalicion qeverisës në çdo legjislaturë të kuvendit komunal të Bujanocit, pavarësisht se çdo subjekt tjetër ka shijuar opozitën./Lajmi-AL/